
Disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve.
Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës ku është veteëdorëzuar tek autoritetet e Kosovës dhe më pas në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzekutimin e arrestit shtëpiak.
Sipas informacioneve, mësohet se Hyseni ndodhej në një konferencë në Baku, Azerbajxhan ndaj dhe masa "arrestit në shtëpi" e firmosur nga GJKKO e gjeti drejtoreshën e SHISH jashtë Shqipërisë. Për të SPAK ka ngritur akuzën e nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit.
(A2 Televizion)