Zjarr pranë aeroportit të Vlorës, ndërhyjnë dy zjarrfikëse

Nga Edi Ruçi
23 Shtator 2026, 10:45 | Aktualitet

Zjarr pranë aeroportit të Vlorës, ndërhyjnë dy

Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë, në Vlorë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Zjarri ka rënë pranë aeroportit të Vlorës dhe dyshohet se është i qëllimshëm.

Është djegur dhe një stan, por jo bagëtitë. Dy mjete zjarrfikëse po ndërhyjnë në vendngjarje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos