Rikthehet zjarri në Gojan të Pukës, rrezikohen banesat

Nga Senad Nikshiqi
24 Gusht 2026, 10:11 | Aktualitet

Rikthehet zjarri në Gojan të Pukës, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha është rikthyer gjatë natës në fshatin Gojan i Vogël, në Pukë, duke rrezikuar zonat pranë banesave.

Njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërsa në momentin e mbërritjes së forcave në terren, flakët paraqiteshin me intensitet të lartë, rreth 200 metra larg banesave.

Për përballimin e situatës janë angazhuar të gjitha kapacitetet e MZSH Pukë, me të gjithë efektivin dhe tre automjete zjarrfikëse, shkruan A2.

Në ndihmë kanë ardhur edhe forca dhe mjete nga Bashkia Fushë-Arrëz, MZSH Kukës dhe MZSH Rrëshen.

Gjatë operacionit janë angazhuar edhe banorët e zonës, ndërsa në total kanë marrë pjesë rreth 100 forca. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri.

Vija e zjarrit ka arritur në rreth 5 kilometra, por pas disa orësh përpjekjesh, situata tashmë është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk paraqet më rrezik për banesat.

Aktualisht situata në Gojan të Vogël paraqitet e qetë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës. Shkaqet e rikthimit të zjarrit dhe të gjithë rrethanat e ngjarjes po hetohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos