Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për muzetë që ndodhen brenda saj.
Kreu i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Ardis Duka, thekson se unifikimi i biletave do të ishte zgjidhja për të rritur numrin e vizitorëve, shkruan A2 CNN.
Kjo problematikë e keqmenaxhimit, edhe pse është konstatuar prej vitesh, sërish nuk ka gjetur zgjidhje, ndërkohë që numri i ulët i vizitorëve brenda këtyre muzeve sjell të ardhura jo të mjaftueshme për investime në infrastrukturën e tyre. (A2 Televizion)