Situata e zjarreve në njësinë administrative të Skënderbegasit në Gramsh ku u dogjën 6 fshatra mund të cilësohet nga situatat më të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht emergjente që janë përballur ndonjëherë ekipet zjarrfikëse.
Tashmë kur situata e emergjencës ka kaluar, dëmet nuk lënë shumë vend për koment për të treguar përmasat e zjarreve. Por një situatë akoma më e vështirë thuajse apokaliptike ka qenë edhe për shefin e repartit zjarrfikës të Gramshit, i cili ka treguar për A2 CNN momentet e shfaqjes se zjarreve njëri pas tjetrit.
Kryezjarrfikësi i Gramshit tregon edhe çastet më të vështira që përjetoi gjatë atyre momenteve kur të gjithë kërkonin ndihmë.
Pasojat e zjarrit në fshatrat e Gramshit jo vetëm banorët që nuk do t’i shlyejnë dot shpejt por edhe vetë natyrës do t’i duhet shumë për t’i fshehur nën vete. (A2 Televizion)