Komuniteti rom në qarkun e Fierit ndihet i papërfaqësuar dhe i lënë pas dore, veçanërisht sa i përket drejtave kryesore, si arsimi dhe mësimi i gjuhës së tyre, paralelisht me gjuhën shqipe.
Një ndër mësuesit e parë të gjuhës rome në vend, edhe pse ka hapur me shpenzimet e tij një qendër komunitare për romët, shprehet se bashkia dhe ministria e Arsimit duhet të hapin patjetër klasa për mësimin e gjuhës rome për fëmijët e këtij komuniteti në qarkun e Fierit, të cilët numërohen të paktën 10 mijë persona të shpërndarë në 10 fshatra dhe bashki.
Latif Kazanxhi, kryetar i shoqatës RAA, thekson se një arsimim më i mirë i komunitetit rom do të thotë mundësi më të shumta për ta, për t'u integruar në jetën shoqërore dhe shembujt për këtë janë të shumtë.
Qarku i Fierit është një ndër zonat ku ka një komunitet të konsiderueshëm të popullatës rome, të vendosur kryesisht në fshatra dhe bashki të vogla të qarkut (A2 Televizion)