Rreziku nga rrjetet sociale, eksperti tregon si të mbrojmë fëmijët, këshilla edhe për prindërit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 09:24 | Aktualitet

Nëse fëmijët rrinë nga 6-8 orë në ditë në smartphone, kjo është një kambanë alarmi për prindërit. Kështu u shpreh në  Dita Jonë në A2 CNN, eksperti IT Tomi Kallanxhi, i cili foli për rrezikun e fëmijëve nga përdorimi i rrjeteve sociale. Sipas tij prindërit duhet të jenë të informuar dhe trajnuar për të monitoruar fëmijët nga aplikacionet, përndryshe e kanë të pamundur.

“Të gjitha aplikacionet sot Instagram, FB, Ëhatsapp, Youtube kanë një Family Mode, dhe shtojnë fëmijët e tyre ne aplikacion dhe monitorojnë fëmijët e tyre. Kur fëmija mbush 18 vjeç account shkëputet dhe bëhet privat. Prindi nuk di çfarë flet fëmija por kë ka shtuar friend, ku ka komentuar. Kemi pasur raste që të rinjtë janë zënë dhe sherri ka degraduar.  Kjo është një mënyrë për ta paraprirë këtë gjë. Të gjithë smartphonët kanë një kohë për të parë sa kohë qëndron në një aplikacion të caktuar . Duhet të nisë nga prindërit. Kur prindërit janë të painformuar kjo është e pamundur. Kur e shikon që harxhon 6-8 orë në ditë në smartphone është kambanë alarmi. Duhet të nisim nga prindërit të trajnohen, t’i çojmë në shkolla për të kuptuar edhe një mashtrim online, pasi edhe të rritur kanë rënë pre e mashtrimeve online”.

Eksperti tha në A2 se mosha 13 vjeç e sipër është e lejueshme ëpr përdorimin e rrjeteve sociale.

“Mosha 13 vjeç e sipër .13 vjeç duhet të krijojë një profil personal por të monitoruar nga prindi. Duhet të adoptohemi për ta kuptuar si duhet të mbijetojmë në këtë rrymë”.

I pyetur se cili është rrjeti më i rrezikshëm për fëmijët, Kallanxhi tha se në Tik Tok abuzohet shumë, por edhe në Youtube mund të shohësh gjëra të rrezikshme.

“Edhe në Youtube mund të shohësh gjëra që nuk lejohen. Në gjithë BE ka Youtube Kids, në Shqipëri nuk ka Yuotube Kids. Në laptop minimalisht duhet të kemi antivirus që kushtojnë deri në 60 dollarë në vit, i sugjeroj të përdoren për fëmijë deri në moshën 10 vjeç. Tik Tok nuk e njeh gjuhën shqipe dhe mund të abuzohet më shumë dhe account-et më viralë në Itali janë ato që vijnë nga Napoli”.  

Por ajo që është pozitive në vendin tonë, është fakti që userat mund të raportojnë tek AMA për Tik Tok. Aktualisht pranë këtij institucioni janë paraqitur 273 ankesa, për akte dhune, për shkak të orientimit seksual, urrejtje fetare, pamje veprash penale, etj., 77 prej tyre në shkelje të ligjit, 13 në shqyrtim dhe 64 janë hequr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos