Hamasi vonon kthimin e trupave të pengjeve, Izraeli kërcënon se ndihma do të bllokohet

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 07:22 | Bota

Hamasi vonon kthimin e trupave të pengjeve, Izraeli kërcënon se

Hamasi ka kthyer trupat e katër pengjeve izraelite, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, ndërsa puna për identifikimin e tyre ka nisur.

Kryqi i Kuq i mori këto arkivole nga grupi i militantëve dhe ia dorëzoi ato ushtrisë izraelite vonë natën e së martës.

Transferimi erdhi pasi Izraeli paralajmëroi se do të kufizonte ndihmën në Gaza derisa Hamasi të kthente trupat e të 28 pengjeve të vdekur.

Mbetjet mortore të 45 palestinezëve që mbaheshin në Izrael u kthyen në Gaza të martën, tha Kryqi i Kuq në një deklaratë.

Plani i armëpushimit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të cilin e pranuan si Izraeli ashtu edhe Hamasi, parashikonte që dorëzimi i të 48 pengjeve do të përfundonte deri në mesditën e së hënës.

Ndërkohë që të gjithë pengjet e gjalla u kthyen, presioni mbi Hamasin dhe qeverinë izraelite po rritet për trupat e rreth 20 pengjeve që Hamasi ende nuk i ka riatdhesuar.

Palestinezët janë gjithnjë e më të shqetësuar se një vonesë në kthimin e trupave nga Hamasi mund të sjellë pasiguri në të ardhmen e armëpushimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos