“Ikni komunistë”, incidente në përvjetorin e Kryengritjes së Postribës, banorët përplasen me Benet Becin

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 11:53 | Aktualitet

Përvjetori i 78-të i Kryengritjes antikomuniste të Postribës është shoqëruar me incidente.

Prezenca e kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, në ceremoninë zyrtare përkujtimore në nderim të të rënëve në vitin 1946 kundër regjimit komunist, të organizuar nga institucioni, nuk është pritur mirë nga banorët.

Banorët i kanë bërë thirrje Becit që të largohet, ndërkohë që ai iu drejtua duke thënë se ka shkuar aty për të respektuar 78-vjetororin e kryengritjes së Postribës, raporton A2.

“Këtu e 30 vjet janë ftuar në festë, nuk kanë ardhur kurrë. Sivjet duan ta bëjnë këta të Enver Hoxhës se kanë pushtetin dhe thonë festën e bëjmë ne. Kanë pushtetin, është loja e tyre. Festa është e jona!”, u shpreh i irrituar një nga qytetarët për mediat.

DEBATI:

Beci: Si me ik, shqiptar jam edhe unë

Qytetari: Mu ma kanë vra gjyshin, babën në burg, 100 vjet e këtej

Beci: Me të respektu jam këtu

Qytetari: Jo, jo nuk e dua respektin tuaj hiç. Mos t’iu shoh. Ti po na merr në qafë

Beci: Unë respektoj Shkodrën dhe ju respektoj juve (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos