Turistë nga 126 vende të ndryshme të botës kanë shkarkuar në më shumë se një vit aplikacionin për turizmin TEA (Tourism Events Albania). Kjo shifër u bë e ditur në “Dita Jonë” nga drejtoresha e AKT-së zana Çela, sipas të cilës ky aplikacion i cili përcjell informacione të eventeve të turizmit, të kulturës, sporteve e traditës, ka kaluar pritshmëritë.
“Shifrat thonë që aplikacioni është shkarkuar përtej pritshmërive tona tendenca u duk që në muajin e parë, patëm shumë shkarkime. Deri më tani janë 75 mijë shkarkime, shifër e madhe në krahasim me kohën. Është shkarkuar nga përdorues nga 126 vende të botës dhe 7 kontinente, Shqipëri, Itali, Angli, SHBA, Spanjë, Francë, Kosova, Turqia e Hollanda”.
Në A2, Çela tha se në 6 mujorin e parë ky aplikacion ishte eksperimental dhe më vonë u pasurua me informacion, duke u bërë tashmë një kalendar i unifikuar i eventeve i shpërndarë anembanë botës.
“Vjet kishim futur informacionin e eventeve të turizmit, të kulturës, sporteve e traditës, por duke parë interesimin e madh menduam ta pasuronim me shërbime të tjera dhe tashmë Tea (Turism Events Albania), nisi si nevojë për një kalendar të unifikuar të eventeve të turizmit. Për të orientuar më shumë audiencat turistike. Ne filluam të orientonim shtrirjet gjeografike dhe kategoritë e eventeve. Pasi bëmë këtë përmbledhje ne ngritëm kalendarin dhe vendosëm ta shpërndajmë anembanë botës. Këtë vit ne prezantuam TEA 2.0 një version të ri të përmirësuar ose futesh pa pasword ose fut një nga llogaritë e tua për të marrë më shumë informacione. Përdoruesi ka mundësi të gjejë ku ndodhen hotelet, restorantet, spitalet, ATM eventet. Është bërë një guidë digjitale turistike e mirëfilltë. Gjejmë informacionet e nevojshme; polici, zjarrfikës, ambasada dhe 3775 njësi hoteliere akomoduese”. (A2 Televizion)