Rrjedha e ujit merr përpara qytetaren në Vlorë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 20:19 | Aktualitet

Një video nga Vlora është bërë virale në rrjetet sociale.

Një grua shihet duke u marrë nga rrjedha e ujit, shkruan A2 CNN.

Vlora është qyteti i goditur më rëndë nga moti i keq me stuhi, erë të fortë dhe reshje të dendura që ka mbërthyer Shqipërinë ditën e sotme.

Kryebashkiaku Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuuar mbi 30 familje si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bëri thirrje për ndihmë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos