Samiti i lidërve europianë, “paralizohen” rrugët e Tiranës më 16 maj

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 19:11 | Aktualitet

Më 16 Maj në Tiranë zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Për mbarëvajtjen e këtij eventi, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash me bllokimin e rrugëve dhe devijimin e kalimin në disa prej tyre.

Bllokimi nis që mbrëmjen e 14 majit, nga ora 22:00 deri në 23:00, ku lëvizja e automjeteve nuk do të lejohet nga Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas, kalimi në autostradën “Tiranë-Durrës”, ish-Sheshi “Shqiponja”, zona te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit e deri te Hotel “Plaza” ku qënron delegacioni. Masat e sigurisë janë ndërmarë edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar Hani i Hotit dhe Morinë.

Po ky aks rrugor, nga Rinasi deri në Tiranë, e më pas deri në Sheshin “Skënderbej” vendi i përcaktuar për aktivitetin, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes nga ora 08:00-24:00, shkruan A2.

Ndërsa në ditën e zhvillimit të Samitit, më 16 Maj, nga ora 06:00 – 18:00 kalimi nuk do të lejohet për mjetet dhe këmbësorët i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti. Të pa kalueshme di të jenë ehe rrugët që lidhen me sheshin Skënderbej, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, rruga “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi” e më pas në rrugëne Kavajës, rruga e Barrikadave, deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Në këto rrugë, kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve është devijuar. Po më datë 16, nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor nga “Sheshi “Skënderbej”, Rruga George W. Bush”, Rruga e Elbasanit -  Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Unaza e Re krahu i Astir e deri në aeroportin e Rinasit.

Në momentin e kalimit të delegacionit këto rrugë do të jenë të bllokuara në të dyja krahët.
Për automjetet kalimi për në Rinas do të bëhet nga rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”, si dhe nga Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas.

Hyrja dhe dalja në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve.

Në rrugët e bllokuara nuk do të lejohen as parkimet e mjeteve, si dhe parkimi nëntokësor te sheshi “Skenderbej”.

Po më 16 Maj, në rrugët e bllokuara nga policia që lidhen me vendin e zhvillimit të aktivitetit do të ketë devijime për kalimin e mjete nga ora 08:00 deri në orën 11:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos