PS e mposht PD edhe në burgun e Drenovës

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 15:54 | Aktualitet

PS e mposht PD edhe në burgun e Drenovës

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Drenovë të Korçës, rezulton se ka dalë fituese, Partia Socialiste.

PS ka marrë 101 vota në kutinë e burgut të Drenovës, 35 më shumë se Partia Demokratike, ndërsa 7 vota kanë dalë të pavlefshme.

Socialistët kanë dominuar edhe në qendrën e paraburgimit të Elbasanit, duke marrë 107 vota, ose 82% të tyre.

PD në IEPV e Elbasanit ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit. Edhe në këtë qendër të posaçme votimi janë regjistruar 10 vota të pavlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos