Banorë të Gorishovës prej disa ditësh po vuajnë aromën e rëndë dhe ndotjen e përroit për shkak të derdhjeve të hidrokarbureve në këtë përrua, raporton A2CNN.
Edhe pse ndotja në këtë zonë herë pas herë është prezente si në aromë ashtu edhe në ujërat sipërfaqësore, sipas banorëve kësaj radhe niveli i ndotjes ka qenë shumë herë më i lartë.
Përballë kësaj situate punonjësit e firmave që shfrytëzojnë puset e naftës kanë dalë nëterren ku kanë vendosur prita në lumin Vjosë dhe janë duke punuar për largimin e mbetjeve hidrokarbure.
Nga të dhënat paraprake këto ndotje ndodhin për shkak të teknologjisë së amortizuar me të cilën operohet në puset që janë ende aktive në vendburimin e Drenovës. (A2 Televizion)