Presidenti Begaj uron Pashkët nga Korça, viziton kishat e vjetra të Voskopojës dhe katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Nga A2 CNN
12 Prill 2026, 15:02 | Aktualitet

Presidenti Begaj uron Pashkët nga Korça, viziton kishat e vjetra

Nga Korça, ku mori pjesë në kremtimin e Pashkëve, presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët ortodoksë. Kreu i Shtetit vizitoi kishat e vjetra të Voskopojës, i shoqëruar nga prifti At Thoma Samara i cili shërben në kishën e Shën Kollit.

Më pas, Presidenti Begaj u prit në qytetin e Korçës në katedralen “Ngjallja e Krishtit” nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi, nga ku përcolli urimin për Pashkët.

Presidenti Begaj uron Pashkët nga Korça, viziton kishat e vjetra

“Jam sot shumë i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës të gjithë besimtarët ortodoksë: gëzuar Pashkët! Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë shqiptarët”.

Në mesazhin e tij, Presidenti theksoi rëndësinë e solidaritetit, besimit dhe mirësisë, duke uruar që kjo festë të sjellë më shumë harmoni dhe mirëkuptim në shoqëri.

Presidenti Begaj uron Pashkët nga Korça, viziton kishat e vjetra

“Uroj që drita e qiriut, e marrë mbrëmë në kishë, të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari dhe të gjithë shoqërisë sonë, dhe të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, më solidarë me njëri-tjetrin dhe më të mbarë për njëri-tjetrin” .

Presidenti i Republikës i uroi Hirësisë së Tij Anastas shërbesë të mbarë, për të cilin kjo ishte e para Pashkë që kremtonte si Mitropolit i Korçës. Gjatë kësaj vizite Kreu i Shtetit u takua me klerikë ortodoksë, besimtarë dhe personalitete të Korçës. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos