
Një 42-vjeçar me inicialet A.K, u arrestua pasi në bulevardin “Nënë Tereza” humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur fillimisht me një tjetër makinë me drejtues shtetasin Y. T., dhe më pas me fasadën e një subjekti privat, raporton A2CNN.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, 42-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kryerjen e testit të alkoolit. Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)