E akuzuar për vrasjen e Martin Çeços, Martina Pajollari në arrest shtëpie bashkë me të pandehurit e tjerë

Nga Artin Halili
13 Prill 2026, 12:54 | Kronikë

E akuzuar për vrasjen e Martin Çeços, Martina Pajollari

Martina Pajollari, prej dy javësh, me vendim gjykate, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit, ndodhet në arrest shtëpie.

Kjo masë sigurie është caktuar nga gjykata e shkallës së parë në Korçë, njësoj siç ndodhi më parë me tre të akuzuarit e tjerë Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.

Të katërt këta persona akuzohen zyrtarisht nga prokuroria për vrasjen e të riut Martin Çeço në qershor të vitit 2022.

Ndërsa në qershor të 2025-ës, Gjykata e Apelit në Tiranë, me kërkesë të mbrojtjes, prishi vendimin e shkalles së parë dhe vendosi që çështja të rikthehet për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore në Korçë. Hetimet për vrasjen vazhdojnë për katër personat që sot ndodhen me masë sigurie arrest shtëpie.

Martina Pajollari e kontaktuar nëpërmjet telefonit  pak minuta më parë nuk ka pranuar të flasë. “Gjithçka që kam pasur për të thënë, e kam thënë në gjykatë. Nuk dua të flas më për mediat”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos