“Shkëmbi i Evës” në nder të notares rekordmene që bëri me not Leçe-Vlorë

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
21 Gusht 2024, 15:29 | Aktualitet

Shkëmbi në gadishullin e Karaburunit, ku Eva Buzo përfundoi maratonën e saj me not nga brigjet e Leçes në Itali drejt Vlorës, do të marrë emrin Shkëmbi i Evës.

Këtë fakte njoftoi kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha gjatë një pritjeje që bëri në zyrën e tij.

Ndërsa vetë Eva u shpreh se ndihet e emocionuar dhe falenderuese për mbështetjen dhe vlerësimet që ka marrë nga i gjithë populli shqiptar.

Distanca e përshkuar me not nga Eva Buzo ishte 92 kilometra dhe notimi zgjati prej me shumë se 35 orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos