“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: SHKBB do të shtojë kontrollet

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 15:24 | Aktualitet

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg. Lamallari shkruan se SHKBB do të intensifikojë kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

“Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: Përballje me drejtësinë”, shkruan Lamallari.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të cenuar sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të marrë përgjigjen e merituar me të gjithë forcën e ligjit.

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri

“Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij shërbimi dhe drejtuesit e IEVP-ve në mbarë vendin, çdo përpjekje për të cenuar sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të marrë përgjigjen e merituar me të gjithë forcën e ligjit. Kontrollet nga SHKBB do të intensifikohen, verifikimet do të jenë të vazhdueshme dhe goditjet do të jenë pa tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit. Çdo punonjës që tradhton detyrën dhe bëhet pjesë e skemave kriminale do të përfundojë përpara drejtësisë. Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Ministri i Drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos