Skema kombëtare në bujqësi dhe blegtori, nga sot nisin aplikimet, fondi total 5.2 miliardë lekë

Nga Mario Brakaj
25 Maj 2026, 10:06 | Aktualitet

Skema kombëtare në bujqësi dhe blegtori, nga sot nisin aplikimet,

Bujqit dhe blegtorët shqiptarë do mund të aplikojnë nga sot për masat mbështetëse në kuadër të skemës kombëtare në bujqësi dhe blegtori.

Fondi total për skemën kombëtare në bujqësi dhe blegtori këtë vit do të jetë në vlerën 5.2 miliardë lekë. Për herë të parë në masat mbështetëse janë përfshirë derrat.

Mbarështimi i tyre do të subvencionohet me 7 mijë lekë për fermat me mbi 5 dosa. Ndërkohë janë rritur lehtë masat mbështetëse për mbarështimin e lopëve, të imtave, financimi i bletarisë, bimëve medicinale dhe fermave organike.

Ndërkohë janë përgjysmuar kushtet për të përfituar. Ndonëse ishte masa më e kërkuar nga fermerët, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur ta heqë nga skema mbështetëse për këtë vit. Kjo në një kohë toka pret të punohet dhe çmimi i karburanteve po prek nivele rekord.

Veç skemës në bujqësi dhe blegtori, ndryshime do të ketë edhe te ajo e investimeve. Për fermerët e rinj do të jepen deri në 10 mijë euro grant, për stanet në blegtori 3 milion lekë, ndërsa për makineritë bujqësore 500 mijë lekë.

Heqja e naftës vjen në një kohë që çmimet e plehrave kimike thuajse janë dyfishuar duke pamundësuar blerjen e tyre nga bujqit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos