
Një autobot me ujë është vendosur para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, raporton gazetarja Fjorela Beleshi. Po ashtu punonjës të Policisë po mblidhen për t'u vendosur para godinës së kreut të qeverisë Rama.
Këtë të mërkurë studentët e Universitetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit ku do t'u bashkohen studentëve të tjerë. Më herët një protestë u paralajmërua para MAS rreth orës 14:00.
Paralajmërimi për bojkot ka ardhur nga disa Universitete dhe Fakultete, pas përleshjeve të dhunshme të një dite më parë. Edhe nxënësit e gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar rrugën para shkollës së tyre.
(A2 Televizion)