Pas Tiranës, stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka ‘goditur’ edhe qytetin e Durrësit.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që rrugët e Durrësit të zhyten totalisht nën ujë, shkruan A2 CNN.
Në pothuajse të gjitha akset e brendshme të qytetit, qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë.
Ndërkohë Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme. (A2 Televizion)