Të dielën kthehet ora verore! Akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 18:10 | Aktualitet

Të dielën kthehet ora verore! Akrepat shkojnë 60 minuta

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore.

Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos