Të ndërhyjnë autoritetet, “luftë” për kullotat e bletëve në Kukës

Nga A2 CNN
12 Maj 2024, 17:59 | Aktualitet

Bletërritësit e njësive administrative të Shishtavecit, Topojanit dhe Zapodit në qarkun e Kukësit, kanë kërkuar ndihmën e institucioneve lokale, në lidhje me bletët migratore që i sjellin në zonat e tyre nga vende më të ulëta.

Sipas bletërritësve, bletët që vijnë nga zonat e tjera po dëmtojnë bletët e tyre si dhe po varfërojnë kullotat.

Në takimin e organizuar për këtë problem ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, i cili ka dëgjuar ankesat e bletërritësve.

Gjatë takimit bletërritësit kanë kërkuar edhe më shumë mbështetje nga shteti, duke iu referuar ndihmës që Kosova jep për këta fermerë.

Sakaq, kryetari i bashkisë së Kukësit, ka premtuar trajtimin e kësaj problematike me qëllim zgjidhjen përfundimtare të saj.

Kullotat e bletëve në zonat malore të qarkut të Kukësit janë shumë të pasura në bimë medicinale ndaj dhe janë të kërkuara për kullotjet e bletëve, pasi mjalti del i një cilësie tejet të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos