Tension në bulevard, molotov drejt mjeteve të policisë. Protestuesit fusin dhe makinën në flakë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 16:39 | Aktualitet

Tension në bulevard, molotov drejt mjeteve të policisë.

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka arritur në pikën më kritike.

Nga mesi i turmës është hedhur molotov në drejtim të një prej autoblindave të ujit me presion që po operonte në terren. Flakët që përfshinë mjetin janë fikur menjëherë me ndërhyrjen e shpejtë të një tjetër autoboti ujësjellës pranë tij.

Menjëherë pas këtij incidenti, protestuesit kanë futur një makinë në bulevard, të cilës i vunë flakën, shkruan A2.

Më pas, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos