Tensionet në protestë, 7 persona në urgjencën e Traumës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 18:48 | Aktualitet

Tensionet në protestë, 7 persona në urgjencën e Traumës

Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël.

Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se katër protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos