
Punonjësit e Policisë janë zhytur në lumin Buna dhe kanë shpëtuar një 59-vjeçare, e cila ishte hedhur për t’u mbytur në ujërat e lumit Buna.
“Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e pare”, thuhet në njoftimin e policisë.
59-vjeçarja me inicialet V.T., është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)