
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në malin e Shashicës, ku flakët po përhapen me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të mëdha me kullota dhe bimësi.
Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm nga çobanët e zonës.
Më herët një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fushat në zonën e Akërnisë në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për banesat dhe aeroportin e Vlorës. Flakët dyshohet se nisën në zonën e Bishanit dhe, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e thatë, u përhapën me shpejtësi drejt Akërnisë.
Nga flakët e zjarrit u përfshi edhe një stan, ndërsa shtëllungat e dendura të tymit mbuluan një pjesë të territorit dhe aeroportin e Vlorës. (A2 Televizion)