Tregtarët ngrenë zërin, Pazari i Korçës me kushte mesjetare, gropa dhe baltë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
1 Dhjetor 2025, 15:09 | Aktualitet

Kjo është rruga e pazarit me pakicë, shumë pranë qendrës së Korçës, një prej qyteteve më të preferuara nga vizitorët vendas dhe të huaj. Në këtë treg zhvillojnë aktivitetin mbi 150 subjekte, shumica e të cilave shesin produkte ushqimore, dhe prej vitesh përballen me kushte të tilla. Një pjesë e këtyre bizneseve kanë dalë për të ngritur zërin, që kjo situatë të ndryshojë.

Edhe vetë konsumatorët që blejnë në këtë pazar e kanë të vështirë të kalojnë në këtë rrugë me gropa, përcjell A2 CNN.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Bashkisë së Korçës, jashtë kamerave, deklarojnë se ekziston një projekt për rikonstruksionin e kësaj pjese të pazarit, projekt i cili ende nuk ka një datë se kur do të fillojë. Dhe në mungesë të një ndërhyrjeje të vërtetë, mirëmbajtja e kësaj rruge nënkupton mbushjen herë pas here të gropave me zhavorr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos