Tubimi në Athinë, djali i Belerit: Rama donte të provokonte dhe terrorizonte grekët në Shqipëri

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 17:29 | Aktualitet

Tubimi në Athinë, djali i Belerit: Rama donte të provokonte dhe

Kryeministri shqiptar është i shqetësuar që Greqia sillet në kushtet e shtetit ligjor”.

Kështu është shprehur Petro Beleri, djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për televizionin grek SKAI duke akuzuar Edi Ramën se kishte një objektiv të dyfishtë me tubimin që zhvilloi në Athinë.

Sipas tij, zgjedhja e datës 12 Maj për zhvillimin e takimit me emigrantët shqiptarë, “ka qenë sfidë” pasi “ka dashur të provokojë dhe të përgjigjet për kandidaturën e Belerit” si eurodeputet nga ana e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Nuk mund të konsiderohet rastësi që pikërisht në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kjo u bë ndaj një kryetari të atëhershëm kandidat, pastaj kryetarit të zgjedhur dhe që nga ajo kohë një komuniteti të tërë himariotësh që as sot nuk e ka parë demokracinë në efekt në vendin e tyre. Nga ana tjetër ai donte të terrorizonte minoritetin etnik grek që jeton në Shqipëri. Besoj se ai dëshiron të mbledhë rrethin e tij të ngushtë dhe të dërgojë një mesazh terrori për pjesën tjetër të grekëve që kanë mbetur pas”, tha Petro Beleri.

Sipas të birit të Belerit, nëse del fitues nga lista me 42 kandidatë për eurodeputet të partisë qeverisëse, i ati do të kujdeset që kur të lërë qelinë të nxjerrë në pah ccdo problematikë të minoritetit helen.

Nëse kemi sukses dhe ai (Fredi Beleri) zgjidhet, ai do të jetë një eurodeputet i zgjedhur që i përket Partisë Popullore Evropiane, që i përket “Demokracisë së Re” në Greqi. Është anëtar i pakicës etnike greke, ai do të nxjerrë në pah këto probleme që ekzistojnë në Shqipëri, sado që dikush të përpiqet t'i fshehë”, theksoi ai.

Në gjykimin e tij kishte një “acarim dje tek Rama”, pasi e shqetëson sjellja e Greqisë në raporto me çështjen “Beleri”.

“Atë (kryeministrin shqiptar) e shqetëson që Greqia sillet në kushtet e shtetit ligjor, e shqetëson që Greqia sillet institucionalisht, e shqetëson që Greqia sillet në mënyrë demokratike, e shqetëson që humbi zgjedhjet në Himarë, e shqetëson fakti që babai im nuk u tërhoq gjatë gjithë kësaj kohe. Mjerisht, ne kemi arritur në atë pikë që pyesim veten nëse një person do të dalë nga burgu kur nga ana tjetër kemi një aktakuzë të brishtë, gjoja për korrupsion 320 euro, që askush nuk deportohet në Shqipëri për këtë krim, askush.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos