Pak pas përfundimit të fjalimit të kreut të Rithemelimit Sali Berisha, situata para Kryeministrisë ka eskaluar, pasi protestuesit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të godinës, mbi kokat e policëve të bërë gardh përballë tyre.
Gjithashtu në drejtim të efektivëve janë hedhur pankartat që protestuesit mbanin në duar, por edhe shashka dhe sende të tjera.
Menjëherë pas tensionimit të situatës, pas kordonit të parë të policisë janë pozicionuar me shpejtësi efektivët e repartit “Shqiponja” dhe forca të FNSH-së.
(A2 Televizion)