Një zjarr me përmasa të mëdha vijon përhapjen e flakëve prej gati dy orësh në Daias, në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me dy helikopterë të Forcës Ajrore, një Coguar dhe Black Hawk.
Përhapja e flakëve ka qenë aq e shpejtë, duke u favorizuar nga era e fortë, sa në një moment ka rrezikuar edhe jetët e zjarrfikësve që ndodheshin aty për të shuar flakët.
Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre. (A2 Televizion)