U bllokuan në kufi me Maqedoninë e Veriut, studenti: Po e bëjnë që mos të kapim orën e protestës në Shkup

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 13:59 | Aktualitet

U bllokuan në kufi me Maqedoninë e Veriut, studenti: Po e

Dashnor Veizaj, bashkëkryetar i Unionit të Këshillit Studentor, shpjegoi pse është bllokuar autobusi me studentë në kufi me Maqedoninë e Veriut.

“Në kufi me Maqedoninë e Veriut është krijuar një situatë e pashpjegueshme. Jemi një autobus me studentë, të gjithë 18 vjeç. Na kanë bllokuar dhe na kanë thënë që autobusi duhet të kthehet mbrapsht pasi duhet të verifikojmë nëse ka minorenë në grup. Kjo gjë po ndodh që ne të mos kapim orën e nisjes së protestës në Shkup”, tha Veizaj në një lidhje direkte me “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN.

“Studenti më i vogël në grup është në vitin e parë të universitetit. Është e papranueshme se si po trajtohemi në një udhëtim që duam të bëjmë në Maqedoninë e Veriut. Kemi kontaktuar me ambasadorin shqiptar për të na ndihmuar me kalimin. Na thonë që nuk do na pengojnë, por duhet të marrin nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut”, shtoi Veizaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos