U godit nga mushka, vogëlushi Alion transportohet me helikopter drejt Tiranës

Nga A2 CNN
12 Janar 2026, 12:57 | Aktualitet

U godit nga mushka, vogëlushi Alion transportohet me helikopter drejt

Vogëlushi Alion, banor i fshatit Bashaj, i cili u plagos pak ditë më parë pasi u godit në kokë nga një mushkë është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. A2 CNN raporton se ai po mjekohej prej disa ditësh në fshat, por kishte nevojë për ndihmë më të specializuar, për shkak të plagëve dhe mungesës së përmirësimit shëndetësor.

Situata u vështirësua edhe nga fakti se rruga drejt fshatit Bashaj është e bllokuar prej ditësh, prandaj u kërkua ndihmë nga Forcat e Armatosura. Si pasojë, është realizuar transportimi i vogëlushit me helikopter drejt Tiranës, ku do të marrë trajtim mjekësor të specializuar, shkruan A2 CNN.

Një ditë më parë Alnionin e vogël e vizitoi edhe deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sina, i cili njoftoi në rrjetet sociale edhe transportimin e tij me helikopter për ndihmë më të specializuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos