
Gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore, ndërsa temperaturat kanë zbritur në vlera shumë të ulëta. Në një përditësim të situatës sot ARRSH njofton se temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Valbonë me minus 18 gradë celsius, ndërsa në Kukës minus 15 gradë në Kukës, minus 10 gradë në Dibër dhe minus 15 gradë në Qafë Thanë.
Sipas ARRSH-së, qarkullimi rrugor vijon normalisht në të gjitha akset. Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke kryer pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar ngricat.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat malore ku ka prezencë dëbore. (A2 Televizion)