Këshilli i Ministrave ka publikuar detaje nga ceremonia mortore që është organizuar ditën e nesërme për të përcjellë me gjithë nderimet në banesën e fundit shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.
Kështu, ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të
Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në orën 09:00 me homazhe publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.
Ismail Kadare ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të një insuficience kardiake, në moshën 88 vjeçare.
Për të nderuar veprën e tij, qeveria ka shpallur dy ditë zie, teksa shpenzimet e funeralit do të mbulohen të gjitha nga Ministria e Kulturës.
Të mërkurën në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, teksa e mërkura është shpallur ditë zie dhe në Kosovë. (A2 Televizion)