Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson vendin tonë si një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.
Zëdhënësi Mathju Miller tha se Shqipëria kishte qenë një zë i fortë në mbështetje të Ukrainës, dhe udhëheqëse parimore e Këshillit të Sigurimit.
“Sekretari Blinken do të udhëtoje në Tiranë dhe më pas në Mynih. Kjo do të jetë vizita e parë e sekretarit të shtetit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje do të rikonfirmojë marrëdhëniet e forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës, të sovranitetit dhe lirisë së saj nga agresioni brutal i Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë kryesimit të Këshillit të sigurimit të OKB dhe OSBE në 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.” (A2 Televizion)