“Vjosa e egër” po gllabëron toka bujqësore

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
20 Shkurt 2025, 15:12 | Aktualitet

Egërsia e Vjosës nuk është thjesht një sinonim i këtij lumi krejtësisht natyror, ndër të vetmit në Europë. Por Vjosa po e tregon egërsinë e saj edhe në gërryerjen dhe zaptimin që po i bën dhjetëra hektarëve me tokë bujqësore, shkurre, kullota dhe pyje, veçanërisht në fshatrat e njësive administrative të Cakranit, Frakullit dhe Levanit.

Për kreun e njësisë administrative të Frakullës, gërryerjet janë serioze, ndërsa ndërhyrjet për mbrojtjen e tokave të vështira janë të domosdoshme, duke pasur parasysh statusin që gëzon lumi, si park kombëtar, shkruan A2 CNN.

Përveç gërryerjes, lumi i Vjosës jo në pak raste shkakton përmbytje serioze të tokave bujqësore, por edhe të banesave të fshatrave pranë të cilëve kalon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos