Volejbolli i plazhit, Vlora e preferuar në vjeshtë edhe nga sportistët

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
11 Tetor 2026, 13:50 | Aktualitet

Plazhi i Vlorës, edhe në këto ditë kur pushuesit i janë larguar bregdetit, vijon të ketë gjallëri, kësaj radhe me sportistë profesionistë të volejbollit të plazhit të ardhur nga Italia, kryesisht nga qytetet e Romës dhe Torinos.

Një turne sportiv është qëllimi i ardhjes së këtyre sportistëve, i organizuar nga një ish-volejbollist shqiptar me origjinë nga Shkodra, por që ka emigruar në vendin fqinj.

Një aktivitet që ka lënë mbresa të mira dhe që synon ta kthejë plazhin e Vlorës në një pikë takimi të përvitshëm për këtë lloj sporti.

Vitin e ardhshëm, aktiviteti synon të sjellë më shumë pjesëmarrës dhe, për rrjedhojë, krijimin edhe më shumë të fushave me rërë për zhvillimin e volejbollit të plazhit, një aktivitet që e bën të preferuar Vlorën edhe gjatë vjeshtës, me një qëllim sa sportiv, aq edhe turistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos