
Një zjarr ka rënë në një restorant në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë zonës së Tregut të Madh Industrial.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e një restoranti, ndërsa në vendngjarje pritet të ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse për vënien nën kontroll të situatës. (A2 Televizion)