
Një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi është përfshirë nga flakët në zonën e Pus Mezinit, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Zjarri është përhapur në një terren pranë disa banesave, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt tyre.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.
Terreni dhe bimësia e thatë favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa ndërhyrja vijon për të shmangur çdo rrezik për banesat pranë zonës së zjarrit. (A2 Televizion)