Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër, banorët: Na u dogjën ullinjtë dhe mjetet bujqësore

Nga Igli Çelmeta
6 Shtator 2026, 20:08 | Aktualitet

Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër.

Flakët e zjarrit po përhapen në zonën e pyllëzuar, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.

Zef Dushi, banor i zonës, tregon për dëmet e shkaktuara pranë banesës së tij nga zjarri. Ai thotë se janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, teksa apelon për ndihmë nga shteti.

Ndërkohë, një tjetër banor kërkon ndërhyrjen e helikopterit në zonë, pasi në të kundërt situata mund të përkeqësohet.

Në terren janë angazhuar forca të ushtrisë dhe zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos