Era e fortë përhap zjarrin në Mallakastër, flakët përfshijnë kurorat e pishave në Rriban

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 16:29 | Aktualitet

Era e fortë përhap zjarrin në Mallakastër, flakët

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve në zonën përreth.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë kurorat e pishave, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë për ekipet e emergjencës.

Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e zgjerimit të mëtejshëm të vatrës së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos