2.4% në shkurt, inflacioni në eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh

Nga Marjo Brakaj
4 Mars 2025, 19:45 | Ekonomi

2.4% në shkurt, inflacioni në eurozonë bie për herë

Inflacioni në Eurozonë ka shënuar një rënie për herë të parë pas katër muajsh, duke arritur në 2.4 për qind në shkurt, një shifër që ka ngjallur shpresa tek vendimmarrësit e Bankës Qendrore Europiane se rritja e çmimeve mund të jetë vetëm një fenomen i përkohshëm.

Kjo ecuri është pak më e ulët se rritja prej 2.5 për qind që u regjistrua në janar, por gjithsesi ishte pak më e lartë se sa pritej nga ekonomistët, të cilët kishin parashikuar një rënie në 2.3 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos