500 mijë euro për shinat, linja hekurudhore që lidh Durrësin me Elbasanin do të rinovohet

Nga Marjo Brakaj
11 Qershor 2024, 15:12 | Ekonomi

Nga pika e vdekjes në ri-zgjim... Linja hekurudhore që lidh Durrësin me Elbasanin do të rinovohet. Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin me vlerë 50 milionë lekë apo rreth 498 mijë euro për ndërrimin e shinave në një gjatësi prej 43 kilometrash.

Sipas tenderit të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompania fituese do të duhet të përfundojë procesin e rehabilitimit të linjës hekurudhore në një periudhë 6-mujore.

500 mijë euro për shinat, linja hekurudhore që lidh Durrësin

Aktualisht linja hekurudhore Durrës-Elbasan është në funksion dhe qytetarët mund të udhëtojnë vetëm një herë në ditë. Nisja nga Elbasani në Durrës bëhet herët në mëngjes dhe kthimi në orët e pasdites.

Ndërkohë, pas marrëveshjes së huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, hekurudha Vorë-Hani do të nisë së ndërtuari në fillim të vitit të ardhshëm. Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi pritet të përfundojë në viti 2029 me kosto rreth 356 milionë euro.

500 mijë euro për shinat, linja hekurudhore që lidh Durrësin

Ndërkohë vitin e ardhshëm pritet të përfundojnë edhe punimet për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, zgjatimi në Rinas. Vlera totale e këtij investim shkon në 120.5 milionë euro, gjysmën e së cilit do ta financojë buxheti i shtetit.

500 mijë euro për shinat, linja hekurudhore që lidh Durrësin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos