“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

Nga Mario Brakaj
21 Janar 2026, 15:51 | Ekonomi

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat

“Albcontrol” nuk do të jetë më aksioner në kompaninë e fluturimeve “Air Albania”. Sipas një njoftimi në fletoren zyrtare, Këshilli i Ministrave ka vendosur që kuotat e kapitalit, në masën 10% (dhjetë për qind), që zotërohen nga shoqëria “Albcontrol”, sh.a., në shoqërinë “Air Albania” sh.p.k., transferohen tek Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me transferimin e kuotave, vendimi, ushtron të gjitha të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqërinë “Air Albania” sh.p.k.

A2 CNN raporton se Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Turkish Airlines ndërkohë njoftoi në janar se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana, duke spostuar përfundimisht Air Albania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos