Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL) nëpërmjet një letre dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja kanë kërkuar rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.
Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL sjell në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve, shkruan A2 CNN.
Neni 537, që penalizon “tarifat e papërshtatshme të shërbimit”, duhet të rishikohet me prioritet, pasi në një ekonomi tregu, çmimet përcaktohen nga marrëdhënia kërkesë–ofertë dhe natyra e shërbimit, jo nga sanksione penale. Nocioni është i paqartë dhe rrezikon të penalizojë ofruesit e shërbimeve, duke ndërhyrë në mënyrë të panevojshme në marrëdhënie kontraktuale që tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative.
Neni 604 që parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit, por pa dalluar ndërmjet vonesave të paqëllimshme dhe shmangies së qëllimshme; (A2 Televizion)