“Baks Bay Albania”, projekti më i madh turistik në Shqipëri u prezantua në Expo Real Kosova

Nga Marjo Brakaj
29 Korrik 2026, 16:17 | Ekonomi

Baks Bay Albania, projekti më i madh turistik në veri të Shqipërisë u prezantua këtë fundjavë në Kosovë tek panairi i ndërtimit Expo Real Kosova, në Prishtina Mall!

Gjatë tre ditëve të panairit, kishte një interes të madh tek stenda e “Baks Bay” me shumë vizitorë që interesoheshin për alternativat e investimeve turistike në bregdetin verior të Shqipërisë.

Baks Bay po zhvillohet buzë detit Adriatik, në kufi me Ranën e Hedhun dhe në skajin jugor të Velipojës. Zhvillimi është i konceptuar si një qytezë moderne për të jetuar buzë detit përgjatë gjithë vitit me një standard ndërkombëtar.

Shumë shpejt, Baks Bay, pritet të bëhet një nga destinacionet më të preferuara për çiftet, familjet, moshën e tretë si dhe për të huajt që kërkojnë një mënyrë moderne jetese pranë detit.

Kjo qytezë turistike kombinon arkitekturën bashkëkohore, turizmin e qëndrueshëm dhe integrimin me natyrën e zonës, duke krijuar një destinacion të ri për të jetuar, pushuar dhe investuar.

Brenda rezidencës do të ofrohet një gamë e plotë shërbimesh dhe ambientesh, duke përfshirë pishina, hapësira të gjelbërta, palestra, ambiente sportive, kënde lojrash për fëmijë, shërbime hotelerie dhe aktivitete të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Baks Bay synon të shndërrohet në një destinacion unik, duke sjellë një ndikim të rëndësishëm ekonomik, social dhe turistik për rajonin dhe për Shqipërinë. Përtej dimensionit turistik, projekti synon të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, duke nxitur punësimin, përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e bizneseve vendase dhe promovimin e veriut të Shqipërisë si një destinacion i ri në hartën ndërkombëtare të turizmit.

EXPO REAL KOSOVA është panair i fokusuar në sektorin e ndërtimit, arkitekturës dhe real estate dhe edicioni i këtij viti kishte mbi 10 mijë vizitorë dhe 60 kompani pjesëmarrëse nga Kosova dhe Shqipëria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos