Banka Botërore: Investoni te njerëzit, duhet që çdokujt t’i jepet një arsye që të qëndrojë në Shqipëri

Nga Mario Brakaj
29 Prill 2026, 13:15 | Ekonomi

Banka Botërore: Investoni te njerëzit, duhet që çdokujt

Banka Botërore vlerëson se ekonomitë e rajonit do të përballen me ritme të moderuara rritjeje gjatë 2026-2027, të ndikuara nga pasiguritë globale, inflacioni dhe tensionet gjeopolitike, raporton A2CNN. 

Sipas raportit më të fundit, rritja ekonomike e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të arrijë në 2.8% në vitin 2026 dhe të përshpejtohet lehtë në 3.2% në vitin 2027. Për Shqipërinë, parashikohet një rritje prej 3.4% në 2026 dhe 3.7% në 2027.

Drejtoresha për rajonin, Xiaoqing Yu, thekson se megjithëse janë ndërmarrë masa për të zbutur ndikimin e krizave mbi familjet dhe bizneset, e ardhmja ekonomike varet nga zgjerimi i tregut të punës dhe përfshirja e grupeve të pashfrytëzuara si të rinjtë dhe gratë.

Sipas raportit, mungesa e fuqisë punëtore dhe pjesëmarrja e ulët në tregun e punës mbeten ndër sfidat kryesore për rajonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos