Çelet në Gjirokastër ekspozita lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 16:02 | Ekonomi

Çelet në Gjirokastër ekspozita lëvizëse “Paraja

Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare, përmes objekteve numizmatike dhe muzeale, dokumenteve arkivore, fotografive, materialeve filmike dhe atyre shpjeguese.

Çelet në Gjirokastër ekspozita lëvizëse “Paraja

Ekspozita kremton dy përvjetorë me rëndësi për historinë e vendit, 100-vjetorin e bankës qendrore (1925–2025) dhe 100-vjetorin e emetimit të parë të monedhës kombëtare (1926–2026), duke u përqendruar në rolin e parasë dhe të institucionit të bankës qendrore në zhvillimet ekonomike, politike, ndërkombëtare dhe shoqërore të Shqipërisë ndër dekada.

Ekspozita në Gjirokastër do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 27 prill–1 maj, në Muzeun e Gjirokastrës, në Kala, me hyrje të lirë, në oraret 9 e 30 me 17 e 30. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos